Udhëheqësi i Shtetit Islamik në Sahara është vrarë nga trupat franceze. Këtë e konfirmoi presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Sahel është një zonë e madhe tre milionë km katrorë, që shtrihet në jug të shkretëtirës së Saharasë.
Adnan Abu Walid al-Sahrawi formoi Shtetin Islamik në Saharanë e Madhe në vitin 2015. Grupi fajësohet për shumicën e sulmeve në rajon, përfshirë vrasjen e punonjësve të ndihmës franceze në vitin 2020.
Franca nuk njoftoi për lokacionin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi./UBTNews