UBT News

Vritet një prift në Pakistan

Një prift i krishterë u vra dhe një tjetër u plagos nga disa persona të armatosur në një sulm që ndodhi të dielën, teksa ata po ktheheshin me makinë nga kisha në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar.

Dy sulmuesit me një motoçikletë filluan të gjuanin me armë zjarri drejt veturës së tyre, ku mbeti i vdekur pastori William Siraj.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për të shtënat në qytetin ku dhjetëra njerëz vdiqën në një sulm vetëvrasës të dyfishtë jashtë një kishe në vitin 2013 – një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj pakicës së krishterë të Pakistanit.

Zonat veriperëndimore të Pakistanit në kufi me Afganistanin kanë parë një rritje të sulmeve militante ndaj forcave të sigurisë ditët e fundit, shumë prej të cilave janë marrë përsipër nga Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një grup i cili e lidh veten me talibanët afganë./UBTNews

Exit mobile version