UBT News

Vritet një person në Viti

Një person ka vdekur mbrëmë në Viti, pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.

Exit mobile version