UBT News

Vritet një person në Prishtinë

Është vrarë një person sot rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për UBTNews se në lidhje me rastin është arrestuar një person, si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Ajo tha se po bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes që të ndriçohet rasti.

“Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, deklaroi ajo.

Nga burime jozyrtare mësohet se viktima është Albert Krasniqi, ish-bashkëshorti i Besa Gashit, ish-missit të Kosovës./UBTNews

Exit mobile version