UBT News

Vritet një person në Novosellë të Pejës

Një person është vrarë mesditën e së shtunës në Novosellë të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit i cili është në arrati është gjetur një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë perdha po ashtu kalibra të ndryshëm. Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia. 

Ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. 

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. 

Exit mobile version