Pronari i një lokali në Mitrovicë ka mbetur i vdekur të martën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 22:30.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./UBTNews