Një komandant i njësisë elitare të Hezbollahut, Radwan u vra në një sulm me dron sonte në Libanin jugor, njofton ushtria e Izraelit – IDF.
Ali Jamal al-Din Jawad, një komandant i elitës Radwan, u godit në Aabba në jug të Libanit, sipas IDF.
IDF thotë se vrasja e tij është një “goditje e rëndësishme” për aftësitë e Hezbollahut për të kryer sulme ndaj Izraelit.
Hezbollahu njoftoi vdekjen e Jawad pas sulmit, por nuk dha informacion për gradën e tij.
Gjithashtu këtë mbrëmje, disa dronë të ngarkuar me eksploziv u lëshuan nga Hezbollahu nga Libani në veri të Izraelit. Sipas IDF, një nga dronët u kap nga mbrojtja ajrore, ndërsa të tjerët u goditën në zonën e malit Meron, duke mos shkaktuar lëndime.
Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se lëshoi disa dronë shpërthyes në një bazë ushtarake izraelite.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në X, se ende nuk ka ndryshime në udhëzimet e urgjencës për civilët, pasi raportet kanë pohuar se një sulm iranian ndaj Izraelit është i pashmangshëm.
“Nëse ka ndryshim do t’ju informojmë menjëherë”, tha Hagari./Timesofisrael