Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në Pejë. Dyshohet që vrasja të jetë kryer nga bashkëshorti i saj.
Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai njoftoi se Policia e ka arrestuar të dyshuarin.
“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi./UBTNews/