Vira Hyrych, gazetare e Radios Evropa e Lirë është vrarë gjatë një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo, thuhet në njoftimin e REL-it. Sulmi ka ndodhur më 28 prill. Trupi i saj i pajetë është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.
Ajo u vlerësua si profesioniste dhe shumë e sjellshme nga redaksia e REL-it.
Moska ka konfirmuar se ka sulmuar objektivat ukrainase, por jo edhe për sulmin në ndërtesë./UBTNews/