UBT News

Vritet një gazetar amerikan në Ukrainë

Një gazetar amerikan, Brent Renaud, u qëllua për vdekje në Irpin, në veri të Kievit, njoftoi policia. Autoritetet ukrainase kanë thënë se ai është vrarë nga forcat ruse. Dy gazetarë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Gazetarët e agjencisë së lajmeve, AFP në Irpin, e kanë parë trupin, i cili është identifikuar si Brent Renaud, fotograf dhe regjisor, i cili ka kontribuar për të përditshmen amerikane, New York Times në të kaluarën. Renaud ka punuar për gazetën New York Times në vitin 2015./UBTNews/

Exit mobile version