Një britanik u vra teksa po kryente punë vullnetare si mjek në Ukrainë, konfirmoi motra e tij.
Craig Mackintosh, 48-vjeçar nga Therford, Norfold, vdiq në krye të detyrës, më 24 gusht.
Motra e tij ka mbledhur më shumë se 10 mijë funte në GoFundMe për ta sjellë trupin e vëllait të saj në Britani të Madhe. Zyra e Jashtme tha se po e mbështet familjen.
Mackintosh shërbeu krah milicisë së bashkuar me ushtrinë ukrainase./UBTNews/