UBT News

Vritet një 41-vjeçar në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Një 41-vjeçar është therur me thikë për vdekje të dielën në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e tij. Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se arrestimi i të njëjtëve ndodhi në ora 01:30.

Pas intervistimit, personave të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A.M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se po ashtu është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë)./UBTNews/

Exit mobile version