Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Batllavë të Podujevës.
Aty mbeti i vrarë një 41-vjeçar. Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e sotme.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në fshatin Gërdovc të Podujevës dhe se të njëjtit i është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdoru në rast.
“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës. Personit të dyshuar, B.I mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Viktimë në këtë rast është G.I(mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, tha Ahmeti.