Një 19-vjeçar është therur për vdekje në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjete të mprehtë. Patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë.”, deklaroi ai.
Hashani njoftoi se deri më tani askush nuk është arrestuar./UBTNews