UBT News

Vritet një 14-vjeçar në Prishtinë

Një 14-vjeçar është therur me thikë për vdekje sot rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Rastin e konfirmoi për UBTNews, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare,dyshohet se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, njoftoi Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin./UBTNews/

Exit mobile version