Një burrë që zyrtarët amerikanë e quajtën lider të grupit militant të Shtetit Islamik në Siri, u vra të martën në një sulm me dron teksa po ngiste një motoçikletë në pjesën veriore të vendit, thanë Pentagoni dhe organizatat lokale.
Maher al-Agal u vra pranë Jindires në veri të Sirisë dhe një nga ndihmësit e tij kryesor u plagos rëndë në sulm, tha për AFP, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, nënkoloneli Dave Eastburn.
Forca vullnetare e Mbrojtjes Civile Siriane, e njohur si “Helmetat e Bardha”, tha se sulmi kishte në shënjestër të dy ndërsa ata ishin në një motoçikletë jashtë Aleppos.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi vdekjen e Agal dhe tha se ai ishte guvernatori i Shtetit Islamik për rajonin e Levantit./UBTNews/