Dy serbë që po luftonin në krah të Rusisë janë vrarë në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti amerikan Igor Sushko, i cili është me prejardhje nga Ukraina.
“Dy fashistë serbë që punonin për Rusinë janë eliminuar në Ukrainë”, ka shkruar ai në X.
Sushko ka publikuar edhe fotografinë e Zoran Stojic Vaske dhe Igor Vukobratovic Trubac, të vrarë në Ukrainë.
Që nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë, mediat botërore kanë raportuar se “Rusia po rekruton serbë për luftën në Ukrainë”.
Serbia ende vazhdon të refuzojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të mos harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së.
Përkundrazi, krerët e shtetit serbë vazhdimisht zhvillojnë takime me homologët e tyre rusë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.