Katër civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve në një qendër mjekësore në Kharkiv, konfirmoi policia. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe ndodhet pranë kufirit rus në lindje.
“Këtë mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, shtatë civilë u plagosën, katër prej tyre vdiqën”, thuhet në deklaratën e policisë.
Sulmet shënjestruan një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit, njoftoi policia./UBTNews/