Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit u vranë dy gazetarë në territorin palestinez.
Mustafa Thuria, kamerman i agjencisë së lajmeve AFP dhe Hamza Wael Dahdouh, gazetar i rrjetit televiziv Al Jazeera, u vranë derisa po kalonin me një makinë.
Babai i Hamzës, Wael al-Dahdouh, është shef i zyrës së Al Jazeera në Rripin e Gazës, dhe gjithashtu u plagos së fundmi gjatë një sulmi. Ai u plagos pasi gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga një sulm i veçantë izraelit në javët e para të luftës.
Deri më 31 dhjetor, të paktën 77 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor midis Izraelit dhe Hamasit, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në New York. Nga ata 77, 70 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë./UBTNews/