UBT News

Vriten dy punëtorë të ambasadës ruse në Kabul

Dy punëtorë të Ambasadës ruse në Kabul të Afganistanit janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë. Ministria e Jashtme në Moskë njoftoi se kishte edhe të plagosur afganë.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi se një diplomat dhe një roje sigurie i ambasadës ishin plagosur në një sulm vetëvrasës. Asnjë grup s’e ka pranuar fajësinë për sulmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Nafy Takor, tha se sulmuesi ishte përleshur me forcat e sigurisë që po ruanin ndërtesën e Ambasadës ruse.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se dy persona janë vrarë dhe 11 janë plagosur pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët e tij teksa u qëllua nga rojet e Ambasadës./UBTNews/

Exit mobile version