Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në afërsi të aeroportit të Karaçit, qytetit më të madh të Pakistanit.
Ambasada kineze në Pakistan e quajti shpërthimin “sulm terrorist”.
Përgjegjësinë për shpërthimin e mori grupi separatist, Ushtria Çlirimtare e Baluçit (BLA), në një komunikatë.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e 6 tetorit dhe u krye ndaj një konvoi të punëtorëve kinezë, të Kompanisë Energjetike Port Qasim, i cili po udhëtonte nga aeroporti, tha Ambasada kineze.
Shtetasit kinezë po punonin në ndërtimin e dy termocentraleve me thëngjill në Pakistan.
Mijëra kinezë punojnë në Pakistan, shumica në projekte të lidhura me Iniciativën në vlerë miliarda dollarë, Një Rrip, Një Rrugë, e cila është plan masiv i Kinës pë të ndërtuar projekte infrastrukturore për lidhje ekonomike me botën./REL/