Dy zyrtarë policorë janë qëlluar për vdekje në perëndim të Gjermanisë gjatë një kontrolli rutinë të trafikut rrugor.
Rreth orës 04:20 me kohë lokale, dy zyrtarët policorë ndaluan një veturë në distriktin Kusel në Rhineland-Palatinate, një shtet në kufirin francez. Një polic 29-vjeçar dhe një police 24-vjeçare u qëlluan për vdekje në vendin e ngjarjes. Kjo e fundit ishte ende studente në akademinë e policisë.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. Njëri nga të dyshuarit sipas policisë është i armatosur./UBTNews