UBT News

Vriten dy agjentë të FBI-së dhe lëndohen disa të tjerë

Dy agjentë të FBI-së janë qëlluar për vdekje dhe tre tjerë janë lënduar, ndërsa po zbatonin një urdhër-arrest sot në mëngjes, ka konfirmuar FBI, raporton “Miami Herald”.

Pasi është barrikaduar në shtëpinë e vet për disa orë, atentatori besohet se e ka qëlluar veten më pas, thuhet nga burime brenda forcave të rendit.

Policia në Sunrise, ka thënë se personi ishte i dyshuar për posedim të pornografisë së fëmijëve, dhe agjentët e FBI-së po zbatonin urdhër-arrestin.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Rasti i pornografisë së fëmijëve ishte duke u hetuar nga FBI-ja dhe nga prokurorët federalë në Fort Lauderdale.

Exit mobile version