13 oficerë dhe hetues policie janë vrarë gjatë një prite derisa po udhëtonin në një rajon rural.
Mediat e huaja raportojnë se të enjten zyrtarët u vranë në Coatepec Harinas, 125 kilometra në jug-perëndim të Meksikës.
“Kjo është një fyerje ndaj shtetit meksikan dhe ne do të përgjigjemi me forcë të plotë dhe me mbështetjen e ligjit”, deklaroi sekretari i sigurisë së shtetit të Meksikës, Rodrigo Martinez-Celis./UBTNews