Si pasojë e granatimeve ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, kanë vdekur 13 civilë në 24 orët e fundit, ka thënë kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut – Serhiy Hayday, sipas Reuters.
12 njerëz janë vrarë në qytetin e Severodonetsk-ut, ku një sulm rus ka qenë i pasuksesshëm, deklaroi ai.
Severodonetsk është strategjikisht i rëndësishëm për rusët, sepse kontrolli i tij do t’i mundësonte Rusisë të shkonte drejt perëndimit dhe të lidhej me forcat ruse që shtyjnë në jug-lindje të Izyum./UBTNews/