Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan ndërsa ndodheshin në banesën e tyre në Greqi, ka përsëritur edhe një herë se ajo e tradhtonte.
Mediat në Greqi raportojnë se 40-vjeçari ka pohuar se kur kreu aktin ekstrem nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë. Pas dëshmisë, Shehu u dënua me paraburgim, me vendim unanim të hetuesit dhe prokurorit. Ai po ashtu është shprehur se është penduar për atë që bëri menjëherë dhe kjo ishte arsyeja edhe që u vetëdorëzua.
Florandi citohet të ketë thënë: “Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm.”
Për të mbrojtur disi veprimet e tij, Shehu është shprehur se ka prova për marrëdhëniet jashtëmartesore të bashkëshortes së tij. Ai u ka dorëzuar hetuesve një USB ku kishte ruajtur bisedat e së shoqes me një person tjetër.