UBT News

Vrau babanë dhe vëllanë, arrestohet i dyshuari në veri të Mitrovicës

Një person është arrestuar në veri të Mitrovicës për vrasjen e babait dhe vëllait me thikë në orët e hershme të së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëvendësdrejtori i policisë në veri, Besim Hoti.

“Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen me mjet të mprehtë-thikë të babait dhe vëllait të tij. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti./UBTNews/

Exit mobile version