Autoritetet Ruse kanë arritur të arrestojnë 19- vjeçarin, i cili hapi zjarr në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit.
Në një video të publikuar në mediat sociale, tregohet momenti kur adoleshenti u kap i shtrirë në tokë jashtë ndërtesës së shkollës. Njëri prej policëve shihet teksa e mban të shtrirë vrasësin, duke i vendosur gjurin mbi shpinë, vendos prangat dhe më pas e ngre atë i vetëm, për ta drejtuar kështu drejt makinës së policisë.
По информации СМИ, задержанный стрелок — 19-летний Ильназ Галявиев pic.twitter.com/TD5cJmjD8E
— МБХ медиа (@MBKhMedia) May 11, 2021
Autoritete kanë konfirmuar gjithashtu se 19-vjeçari ishte dhe pronari i armës së zjarrit që i mori jetën shtatë nxënësve dhe një mësuesi në shkollë.
Zyrtarët kanë konfirmuar se viktimat ishin përkatësisht, katër meshkuj dhe tre femra, nxënës të klasës së tetë, si dhe një mësues i tyre.
Raportet e mediave lokale thanë se forcat e sigurisë në Kazan po kontrollonin apartamente në bllokun ku jetonte vrasësi, ndërsa hyrjet në shkollat zonës ishin të rrethuara.