Policia ka informuar se një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Vushtrri, ku janë arrestuar tre persona.
Personi që është therur me thikë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therrja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.