UBT News

Vrasje në tentativë në Prishtinë, plagosen dy persona

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë (e enjte) në Prishtinë.

Policia këtë ngjarje e iniciuar si vrasje e rëndë në tentativë e ndodhur rreth orës 21:21.

“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Exit mobile version