UBT News

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të enjten në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është ende nën hetime.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër gëzhoja të cilat dyshohet të kenë mbetur si pasojë e të shtënave me arme zjarri nga një veturë në drejtim të një veture të tjetër.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Exit mobile version