UBT News

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia ka informuar se mbrëmë një person në Prishtinë ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së tij.

Nuk është raportuar për të lënduar.

“Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Rasti është nën hetime.

Exit mobile version