Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Sibovc të Podujevës.
Sipas raportit policor, një burrë ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën, në drejtim të tij një person ka gjuajtur me armë zjarri.
I dyshuari nuk është hasur nga Policia dhe gjendet në arrati.
“Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.