Tre persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi janë përleshur fizikisht në mes vete. Policia ka informuar se njëri person ka pësuar lëndime dhe gjendet për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.
Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.