Një burrë ka raportuar se dje derisa ka qenë duke lëvizur me veturë, është gjuajtur me armë në drejtim të veturës së tij.
Sipas Policisë, vetura është goditur me dy predha.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha”, ka informuar Policia.
Ndërkohë, vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm.
Lajmi është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.