Një i mitur është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve. I dyshuari dyshohet se ka therur me thikë viktimën, po ashtu të mitur.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitali i Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të tjera.
