Një i mitur ka pranuar trajtim mjekësor dje në Lipjan, pasi është goditur me thikë gjatë një përleshjeje që ka ndodhur ndërmjet disa personave.
Policia ka informuar se lidhur me rastin është arrestuar një i mitur.
Rasti ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Adem Gllavica”.
“Një mashkull kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Në konsultim me prokurorin një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.