Një person është sulmuar me thikë dje në Prishtinë. Policia ka informuar se të lënduarit i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.