UBT News

“Vrasje në tentativë” në Hajvali

Policia ka informuar se një “Vrasje në tentativë” ka ndodhur dje në Hajvali.

Personi që është plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt, derisa i dyshuari që ka kryer plagosjen është lokalizuar.

Lidhur me rastin, edhe një person tjetër është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë. Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar. I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Ndërkohë, rasti do të vazhdojë të hetohet.

Exit mobile version