UBT News

​Vrasje në tentativë në Graçanicë, vetura në lëvizje gjuan me armë në drejtim të veturës tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Graqanicë. Sipas policisë, nga një veturë e dyshuar e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version