Policia sot ka informuar për një vrasje në tentativë në komunën e Gjilanit.
Viktima, i cili është therur me thikë, është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm.
I dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka informuar Policia.
Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.