UBT News

Vrasje në tentativë në Gjilan, dy të arrestuar pas shkëmbimit të zjarrit

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një  shkëmbim zjarri në mes dy grupeve nga vetura, është raportuar në qytetin e Gjilanit.

Sipas informatave zyrtare, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00. I plagosuri, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Njësitet e hetuesisë kanë identifikuar tre persona të dyshuar. Dy prej tyre janë arrestuar.

Gjatë arrestimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar 7 gëzhoja të kalibrit 9 mm, dy karikatorë me nga 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, telefona celularë si dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Exit mobile version