UBT News

Vrasje në tentativë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që të martën rreth orës 22:38 ka tentuar ta vrasë një tjetër person në Gjilan.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

“Gjilan 21.02.2023 – 22:38. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Exit mobile version