Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Drenas pasi dyshohen se i kanë therur me thikë dy persona.
Policia ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.