Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Deçan. Në raportin 24-orësh thuhet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës dhe të dyshuarit, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë.
Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
“Deçan 11.02.2024-22:00. Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.