Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:06. Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me nëntë fishekë.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./A.K/
