Gjatë ditës së djeshme një burrë është therur me thikë në rrugën “Agim Ramadani” në Viti.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.
“Rruga “Agim Ramadani”, Viti 23.03.2023-12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.