Policia e Kosovës njofton se dje një person është therur me thikë në veri të Mitrovicës. Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë, ku thuhet se rasti ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati.
“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.