Mbrëmë ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozheran të Vitisë. Një person ka vrarë bashkëshorten, dy fëmijët e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, njoftoi Prokuroria./UBTNews