Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar gjatë një konflikti të armatosur në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadi Gashi, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka thënë Gashi për KosovaPress.
Njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kurse tjetri Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Decanit.
Lajmin për vrasjen e Ademajt për KosovaPress e ka konfirmuar Arton Muhaxheri nga PDK-ja e Pejës.